E Hënë, 28 Korrik 2014

au-br-1Universiteti i Beratit ka hapur dyert këtë të hënë për studentët e vitit të parë por jo vetëm. E quajtur si “Java Orientuese” për fillimin e vitit akademik 2012-2013,

 

studentët e rinj të saporregjistruar janë mbledhur në sallën e konferencave të universitetit ku u është dhënë informacion i detajuar mbi procesin e mësimdhënies dhe stafik akademik në këtë universitet. Të pranishmit i ka përshëndetur zv/rektorja e Universitetit të Beratit, Prof.Asoc. Vera Ostreni si dhe drejtuesja e departamentit të shkencave juridike, Dr. Jorida Xhafaj. Në fjalën e saj, zv/rektorja Vera Ostreni ka inkurajuar studentët për zgjedhjen e bërë si dhe u ka garantuar se studimet në Universitetin e Beratit janë përcaktuese për të ardhmen e gjithsejcilit. Nga ana tjetër, drejtuesja e departamentit të shkencave juridike, Dr. Jorida Xhafaj ka shprehur kënaqësinë teksa ka konstatuar se në qytetin e Beratit lëvron ç’do ditë dëshira për të mësuar. Studentët e vitit të parë janë pajisur gjitashtu me një dosje sipas degëve të studimit, përmbajtja e së cilës ka qenë informacioni mbi prezantimin e programeve të studimit; stafit dhe kalendarin akademik. Studentët më të rinj të Universitetit të Beratit kanë ndarë emocionet e tyre me UTV news duke u shprehur se e kanë zgjedhur këtë universitet nisur nga tarifat e ulta, fakti që ai gjendet në qytetin e tyre por mbi të gjitha imazhi që ky universitet ka marrë tashmë pas ceremonisë madhështore të inagurimit.

live-logo

Moti

Pjeserisht me re

24°C

Tirana

Pjeserisht me re
Lageshtira: 65%
E Marte 19°C / 29°C Kryesisht me diell
E Merkure 21°C / 33°C Kryesisht me diell
E Enjte 17°C / 26°C SP_WEATHER_RAIN_THUNDER
E Premte 18°C / 27°C Pjeserisht me re

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: