E Shtunë, 01 Nëntor 2014

diplomimi-universiteti1Përmes një ceremonie madhështore , 1500 studentë të Albanian University u diplomuan , duke mbyllur kështu ciklin e tyre studimor për të dalur suksessëem në tregun e punës. 

Në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve , ku Albanian University mbylli me sukses edhe këtë vit akademik,ku ishin të pranishëm akademike dhe personalitete të njohura të politikës në vend, mes tyre dhe kryetari i bashkise së Tiranës Lulzim Basha.
Në fjalën e tij përshendetëse Rektori I “AU” Pavli Kongo deklaroi se ceremonia e këtij viti e gjen këtë iniversitet nga viti në vit me rritje të numrit të studentëve dhe me hapje të departamenteve të reja për tju përgjigjur kerkesave të studentëve
Presidenti i “Albanian University” z. Astrit Veliaj pasi uroi studentet e diplomuar, deklaroi se “Albania University” ka 10 vjet në treg përmes punes dhe përkushtimit dhe në 100 vjetorin e Pavarësisë së vendit do të filloje një dekade e re. Gjithashtu ai bëri me dije se numri i studentëve të diplomuar ishte 2500, 1500 prej të cilëve diplomohen në Tiranë dhe 1000 të tjere në Universitetin e Beratit..
Ndersa Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, i pranishëm në këtë ceremoni deklaroi se Bashkia mbështet planet e “Albanian University” dhe të z. Veliaj per kampusin Universitar në Tiranë. Basha tha se Universitet Private janë pasuri e Tiranes dhe e gjithë Shqiperisë dhe e krahasoi investimin e pritshëm të Albanian University në Tiranë me investimin e bërë në qytetin e Beratit.

live-logo

Moti

Mot i mire

4°C

Tirana

Mot i mire
Lageshtira: 87%
E Djele 7°C / 19°C Me diell
E Hene 8°C / 19°C Me diell
E Marte 8°C / 19°C Me diell
E Merkure 9°C / 21°C Me diell

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: