E Martë, 02 Shtator 2014

formulari-a21Ministria e Arsimit ka publikuar formularin A2, nëpërmjet të cilit, maturantët e të gjithë vendit kanë mundësi të aplikojnë për studimet universitare. Duke filluar që nga data 3 korrik maturantët mund ta tërheqin formularin në shkollat e mesme, për ta plotesuar dhe per të përzgjedhur degët ku kanë dëshirë të vazhdojnë studimet. Gjithashtu, MASH bën me dije se afati i fundit i plotësimit të tij do të jetë data 5 gusht. Pas kësaj date, asnjë maturant nuk do të ketë të drejtën të plotësojë formularin, duke humbur në këtë mënyrë edhe mundësinë për të kandiduar në universitet. Edhe këtë vit, të interesuarit do të kenë mundësi të zgjedhin deri në dhjetë degë, ndërkohë që përzgjedhja e fituesve do të bëhet sipas sistemit meritë-preferencë. Megjithatë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka sqaruar se ende nuk është gati udhëzuesi, i cili do të orientojë maturantët për mënyrën e plotësimit korrekt të tij. Kjo, pasi mësohet se plotësimi i sivjetshëm do të ketë ndryshime nga ai i vitit të kaluar. Risia e këtij viti, në lidhje me plotësimin e formularit A2, është fakti se nxënësit do të kenë mundësi që ta plotësojnë formularin online. Në total janë 303 programe studimi, të ndara sipas universiteteve, mes të cilave nxënësit do të zgjedhin degët e tyre të preferuara për të vazhduar studimet.

live-logo

Moti

Kryesisht me re

19°C

Tirana

Kryesisht me re
Lageshtira: 88%
E Merkure 17°C / 24°C SP_WEATHER_PM_THUNDERSHOWERS
E Enjte 18°C / 28°C PM Rrufe
E Premte 18°C / 26°C Thunderstorms
E Shtune 18°C / 26°C PM Rrufe

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: