E Premte, 22 Gusht 2014

matura2012-1Maturantët në të gjithë shqipërinë do tu drejtohen dhe një herë shkollave për të dhënë provimin e lëndëvë me zgjedhje këtë të shtunë.

Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat, 10 do të jenë me përgjigje alternative dhe vlerësohen me nga një pikë secila dhe 10 pyetje do të jenë me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 30 pikë.

Koha që maturantët do të kenë në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve të provimeve me zgjedhje, qofshin ato dy apo më shumë se kaq do të jetë 3 orë. Maturantët që do të japin provim vetëm një lëndë, do ta fillojnë provimin në orën 11.00 për ta përfunduar në orën 13.00. Provimi për këta maturantë do të zhvillohet në mjedise të veçanta.

 Ministri Myqerem Tafaj në Elbasan - Paraditen e sotme Ministri i arsimit Myqerem Tafaj  ka vizituar disa prej shkollave të mesme  në qytetin  e Elbasnit për të vëzhguar procesin e provimit të lëndëvë më zgjedhje  të maturantëve. Gjatë kësaj vizite Tafaj ka uruar të gjithë maturantët  për provimet dhe u ka bërë apel  që të jenë sa më të përqëndruar në provim pasi aftësitë e tyre  do arrijnë rezultatet e duhura. Sipas ministrit Tafaj procesi i provimit nuk ka patur probleme dhe duke e krahasuar nga vitit në  vit ai ka theksuar për një  standard më të mirë dhe një rritje të nivelit të të nxënit tek maturantët.

 Sipas ministrit Tafaj, matura këtë vit ka standarde më të mira pasi në administrimin e tyre po merren rreth 50 mijë veta të cilët janë të përcaktuar nga drejtoritë arsimore të cdo qarku. Provimin e lendës me zgjedhje të zhvilluar ditën e sotme, e kanë zhvilluar rreth 44 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë, nga këta 1426 maturantëjanë nga Elbasani. Ditën e nesërme pritet që të shpallen edhe rezultatet e provimi t të matetmatikës për të gjtihë maturantët.


live-logo

Moti

Mot i mire

19°C

Tirana

Mot i mire
Lageshtira: 78%
E Shtune 21°C / 33°C Me diell
E Djele 18°C / 31°C Me diell
E Hene 17°C / 31°C Me diell
E Marte 18°C / 31°C Me diell

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: