E Dielë, 21 Dhjetor 2014

Maturantet-provim-1Maturantët në gjithë Shqipërinë hyjnë sot ë shkolla për të bërë provimin e dytë të detyrueshëm të maturës shtetërore, atë të matematikës.

Nxënësit të cilët japin provimin e matematikës janë ndara në klasa sipas listave emërore nga drejtuesit e shkollës dhe specialistët e Ministrisë së Arsimit. Para dy javëve më 2 qershor ishte provimi i parë i detyrueshëm ai i Letërsisë.

Provimet e lëndëve me zgjedhje do të zhvillohen më 30 qershor. Në rregulloren e përcaktuar nga Ministria e Arsimit thuhet se nxënësit duhet të tregojnë kujdes që të mos kopjojnë dhe komunikojnë me njëri tjetrin sepse rrezikojnë të mos marrin pjesë dhe të përjashtohen në provimet e tjera.

Ndwrkohë Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka inspektuar qarkun e Shkodres gjatë provimit të dytë të maturës shtetërore. Sipas ministrit Tafaj i gjithë procesi në të gjithë vendin ka vijuar normalisht pa asnjë problem ndërsa ka bërë të ditur se me fillimin e kësaj jave do të bëhen publike edhe kuotat për pranimin e maturanteve ne universitetet publike.

 

Rreth 49 mijë maturantë janë testuar në provimin e dytë të detyruar të Matematikës. Për këtë provim, hartuesit kanë përgatitur tezën që përmban 25 pyetje, një pjesë e tyre me zhvillim dhe pjesa tjetër me alternative. Vlerësimi për këtë provim është 50 pikë. Ndërkohë, testet e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe janë korrigjuar dhe po i nënshtrohen procesit të dixhitalizimit. Ministria e Arsimit konfirmon se maturantët do të njihen së shpejti me rezultatet e provimit të parë të Maturës Shtetërore.

 

live-logo

Moti

Pa re

7°C

Tirana

Pa re
Lageshtira: 71%
E Hene 1°C / 13°C Me diell
E Marte 2°C / 13°C Me diell
E Merkure 1°C / 14°C Me diell
E Enjte 3°C / 13°C Kryesisht me diell

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: