OSBE është e interesuar për të mbrojtur dinjitetin e fëmijëve dhe drejtësinë për të rinjtë. Ambasadori i prezencës së OSBE-së Eugen Wollfarth
e deklaroi këtë gjatë shpërndarjes së certifikatave për 17 të trajnuarit e parë të policisë për intervistimin e fëmijëve, të cilët viktima të dhunës dhe të trafikimit.
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, vlerësoi diplomimin e punonjësve të policies, duke e përcaktuar si një ndihmë që i jepet proçesit hetimor.
Punonjësit e policisë u trajnuan me anë të financimit të dhënë prej Ambasadës franceze. Ambasadorja franceze u shpreh se do të vashdojë bashkëpunimin për realizimin e projekteve të tjera.
| < Para | Tjetra > |
|---|