E Enjte, 30 Tetor 2014

matura-1Maturantët në gjithë Shqipërinë kanë hyrë sot në ambientet e shkollave të tyre për të nisur provimin e parë, atë të letërsisë.

Lënda e gjuhës shqipe dhe e letërsisë është provim i detyruar i Maturës Shtetërore për të gjithë nxënësit që mbarojnë gjimnazin. Siç informon noa.al, provimi i letërsisë është provimi i parë për maturantët ndërsa ai i matematikës i cili është gjithashtu i detyrueshëm do të zhvillohet më 16 qershor.

Mësohet se nxënësit të cilët japin provimin e parë të lirimit janë ndara në klasa sipas listave emërore nga drejtuesit e shkollës dhe specialistët e Ministrisë së Arsimit. Thuhet se në këtë test janë 25 pyetje dhe 1 esse, ku mes tyre 13 pyetje janë me alternativa dhe 12 me zhvillim.

Sakaq provimet e lëndëve me zgjedhje do të zhvillohen më 30 qershor. Në rregulloren e përcaktuar nga Ministria e Arsimit thuhet se nxënësit duhet të tregojnë kujdes që të mos kopjojnë dhe komunikojnë me njëri tjetrin sepse rrezikojnë të mos marrin pjesë dhe të përjashtohen në provimet e tjera.

Rregullorja e hartuar nga Ministria e Arsimit për maturën e këtij viti parashikon që zhvillimi i testimit të zgjasë 2 orë e 30 minuta, ndërsa nisja e tij është parashikuar në ora 10.00.

live-logo

Moti

Pjeserisht me re

19°C

Tirana

Pjeserisht me re
Lageshtira: 58%
E Premte 5°C / 19°C Kryesisht me diell
E Shtune 6°C / 19°C Me diell
E Djele 7°C / 19°C Me diell
E Hene 8°C / 19°C Me diell

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: