E Enjte, 18 Janar 2018

peshorja-1Fatmir Troshani nga qyteti i Shkodrës ka zgjedhur një reagim ekstrem për të kundërshtuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe asaj të apelit përsa i përket çështjes së pronës së tij. Trashani është ngujuar brenda automjetit të tij duke filluar në këtë mënyrë grevën e urisë. Në një komunikim për mediat Trashani ka kërkuar reagimin e shtetit shqiptar pasi sipas tij po i merret prona padrejtësisht.

Trashani pretendon se po i merret prona padrejtësisht ndërsa akuzon për këtë vendim kryetarin e Gjykatës Andri Ymeri i cili i ka gjykuar çështjen dhe këshilltarin e Presidentin Topi, Fatlum Nurjen i cili pretendon se kjo pronë i përket familjes së këtij të fundit. Ndërkohë deri më tani asnjëra nga palët e akuzuara nuk ka pranuar të prononcohet rreth akuzave të Trashanit, që ka zgjedhur reagimin e fundit të qytetarëve, grevën e urisë.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: