E Martë, 21 Tetor 2014

bashkia-shkoderPas debateve të ashpra që shoqeruan prezantimin e drejtorit të ri të ujësjellësit-fshat është dashur dhe ndërhyrja e policisë për të qetësuar palët.

Me anë të një komunikate për shtyp ka reaguar edhe prefektura e qarkut Shkodër ku deklarohet se duke marre shkas nga vendimi i ashtuquajtur Keshill Mbikqyres i Ndërmarrjes SHA “Ujesjelles Fshat Shkoder” për shkarkimin e Flauers Shoshi dhe emerimin e Gëzim Alibalit si administrator.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkoder bën me dije se mbi bazën e ligjit “për shoqeritë tregtare” dhe mbi bazën e statutit të shoqërisë, emerimi i administratorit bëhët nga mbledhja e aksionerëve duke respektuar të gjitha procedurat e përcaktuara.

Ndërkohe në komunikatën për shtyp bëhen të ditura edhe pikat ku është shkelur ligji. Sipas prefektures në këtë mbledhje nuk janë respektuar procedurat e perfaqësimit të Njësive të Qeverisjes Vendore aksionere në këtë ndermarrje përmes një Vendimi nga Këshillat përkatëse, nuk është zbatuar procedura e njoftimit me shkrim të administratorit aktual, nuk është njoftuar Kryetari i Këshillit Mbikqyrës i kësaj ndermarrje Ahmet Omi dhe nuk janë respektuar procedurat e njoftimit, organizimit dhe administrimit, procedura, të cilat do të duhej të respektoheshin në rastin e një mbledhjeje të Asamblese së Aksionereve.

Reagimi i prefekturës shkon edhe me tej ku bën te ditur se uzurpimi i ambjenteve dhe i pozicionit të drejtimit te SHA “Ujesjellës fshat Shkodër” është i pa precendent në kuadrin e funksionimit të një shtetit ligjor. Ndërkaq burime nga prokuroria e Shkodres bëjnë të ditur se pranë ketij organi është depozituar dosja hetimore në ngarkim të kryekomunarëve që kanë qenë në këtë mbledhje.

live-logo

Moti

Pjeserisht me re

19°C

Tirana

Pjeserisht me re
Lageshtira: 68%
E Merkure 9°C / 24°C SP_WEATHER_PM_RAIN
E Enjte 6°C / 13°C Shi
E Premte 5°C / 17°C Kryesisht me re
E Shtune 6°C / 18°C Pjeserisht me re

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: