E Enjte, 18 Janar 2018

pastrimi-elbasan1Në kuadër të vazhdimit të nismës "Për një Shqipëri të pastër" këshilli i Qarkut Elbasan ka kryer një punë vullnetare duke pastruar zonën turistike të Byshekut në Elbasan. Për të ruajtur këtë zonë turistike nga papastërtitë dhe për ta bërë akoma më të vizitueshme nga turistët përfaqësues të këshillit të qarkut Elbasan janë sensibilizuar për pastrimin e kësaj zone turistike. Sipas kryetarit të Këshillit të Qarkut Elbasan Eugen Isaj kjo nisme për mbrojtjen e ambjentit do të kryhet cdo datë 20 për ta ruajtur këtë zonë turistike nga papastërtitë. Për këtë nismë pastruese duhet të ndërgjegjësohet dhe vetë komuniteti, thekson Isaj, gjatë prezencës së tij në zonën turistike të Byshekut. Ndërkaq kryetari i Qarkut Eugen Isaj u shpreh se në zonën e Byshekut problem vazhdon të mbetet rruga e cila e bën më të vështirë ardhjen e vizitorëve në këtë zonë por që shumë shpejt ka dhe një projekt për infrastrukturën. Rruga që të con për në zonën turistikë të Byshekut pritet të jetë rregulluar brënda këtij viti, në këtë mënyrë vizitorët do e kenë më të lehtë ardhjen.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: