E Premte, 28 Nëntor 2014

thaciKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ftoi qytetarët e Kosovës që ditën e nesërme qytetarët e Kosovës t’i bashkohen nismës “Ta pastrojmë Kosovën”.

“Prioritet i rëndësishëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës është mbrojtja e mjedisit, si një nga parakushtet kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës. Në këtë angazhim, Qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë duke miratuar legjislacionin më bashkëkohor në këtë fushë, si dhe me theks të veçantë duke marrë vendime që ndalojnë degradimin e mjedisit”, tha kryeministri Thaçi.

pas takimit me një delegacion të nismës “Ta pastrojmë Kosovën”, të kryesuar nga prijësi i grupit të kësaj nisme, Luan Hasanaj.
Vullnetarë e AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) do të jetë pjesë e këtij aktiviteti në mbarë vendin. Në mbështetje të aksionit AAK-ja tha se Kosova do të jetë pjesë e mbarë botës së civilizuar, e nismave të tilla në mbarë globin, për një ambient të pastër, që është edhe parakusht i një jete të shëndoshë për njerëzit dhe tregues i vetëdijes qytetare të tyre.

“Përderisa Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës obligohen që përmes strategjive, respektivisht ligjeve, të bëjnë mbrojtjen, ripërtëritjen e resurseve natyrore, është përgjegjësi individuale e secilit qytetar të Kosovës që të angazhohet në ruajtjen dhe pastrimin e mjedisit”, thuhet në deklaratën për mediat të AAK.

“Kjo do të bëjë që Kosova të përmirësojë peisazhin estetik të saj dhe, në fund të fundit, kemi vetëm një tokë dhe kemi obligim ta ruajmë për gjeneratat që vijnë pas nesh. Aq më shumë, kjo bëhet alarmante, kur në mënyrën më të egër, po degradohet toka, pa plan e pa kurrfarë vizioni, në kuadër të anarkisë së plotë që kjo qeveri e ka toleruar në vendin tonë”.thuhet më tej në deklaratën e AAK.

live-logo

Moti

Kryesisht me re

17°C

Tirana

Kryesisht me re
Lageshtira: 70%
E Shtune 12°C / 21°C Kryesisht me re
E Djele 10°C / 21°C Pjeserisht me re
E Hene 11°C / 21°C Shi
E Marte 9°C / 18°C Showers

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: