E Enjte, 23 Tetor 2014

tosi-1Ish-kryeministri Fatos Nano u ka bërë apel sot krerëve të partive parlamentare që të gjejnë një zgjidhje konsensuse për kreun e shtetit. Me anë të një deklarate, “Lëvizja Nano për President” fton në më mënyrë të veçantë Partinë Socialiste dhe kryetarin e saj që ta kandidojë për kreun e shtetit. Fatos Nano “i bën thirrje, e inkurajon Edi Ramën që së bashku me Grupin Kuvendor të PS, por edhe me të gjithë përfaqësuesit politike në Kuvend, Kryetarët e Partive të tjera Kuvendore, ta gjejnë konsensusin tek dhe me Fatos Nanon”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Nano për President.

Nga ana tjetër, në deklaratë theksohet se Fatos Nano është i vendosur të jetë mirëbesues deri në momentin e fundit tek vullneti dhe mundësitë e Edi Ramës dhe i deputetëve të Partisë Socialiste. Më tej shtohet se kandidimi i Nanos për President i jep zgjidhje ngërçit politik.

Po ashtu deklarata thekso se djegia e raundit të tretë shënon dhe humbjen e shansit për ti dhënë Shqipërisë një President Republike me bashkëvendosjen dhe bashkëvotimin e të gjitha palëve politike të përfaqësuara në Kuvend. Dështimin e raundit të tretë, Nano e cilëson si hyrje në “zonën e rrezikimit serioz të Statusit të vendit kandidat për në BE”.

Në deklaratën e Lëvizjes Nano për President vlerësohet dhe dorëheqja e kandidatit Zaganjori nga gara. “Fatos Nano përshëndet aktin e përgjegjshëm dhe atdhetar prej dinjitari shtetëror të zotit Xhezair Zaganjori për tërheqjen nga kandidimi i propozuar për detyrën e Presidentit të Republikës”, thuhet në deklaratë.

Në lidhje me tërheqjen nga gara të ish-kryeministrit, në deklaratën e Lëvizjes Nano për President theksohet se; “Fatos Nano do të tërhiqet nga gara vetëm në momentin kur rebusi dhe ngërçi i zgjedhjes së Presidentit do të marë fund”.

Në mënyrë nominale, Nano i drejtohet kreut të PS, Edi Rama kryeministri Sali Berisha dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta. “Fatos Nano i bën thirrje Ilir Metës që të luajë rolin e tij të domosdoshëm pozitivizues në këtë moment të rëndësishëm për vendin. Shanset janë të mëdha për zgjidhje, e së bashku mund të vazhdojmë ti japim vendit zgjidhjet më të mira. I bën thirrje Edi Ramës që të mos i shmanget garës dhe përfaqësimit, por së bashku ta bëjmë vendin të jetë krenar për historinë e Partisë Socialiste dhe të ardhmen e saj”, thuhet në deklaratë.

live-logo

Moti

Me re

12°C

Tirana

Me re
Lageshtira: 96%
E Premte 7°C / 17°C Stuhi te pjesshme
E Shtune 6°C / 20°C Kryesisht me re
E Djele 4°C / 19°C Me diell
E Hene 3°C / 19°C Me diell

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: