E Premte, 28 Nëntor 2014

kodheli-Pas aksionit të pastrimit në akset kryesore në Korçë, Forcat e Armatosura përgjatë paradites së dielës i janë bashkuar nismës “Mbill pemën tënde” në zonën e QSUT, duke mbjellë fidanë pishash dhe ullinjsh. Të pranishëm ishin dhe Ministrat Kodheli e Beqaj, të cilën vlerësuan këtë iniciativë në funksion të një mjedisi të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.
“Jemi këtu në funksion të përmirësimit të ambientit tonë të përbashkët, i cili në opinionin e të gjithëve ne mbetet një risk shumë i madh, mbetet akoma i padëshirueshëm nga të gjithë ne. Që ne ta bëjmë të dëshirueshëm , që ne ta bëjmë të shëndetshëm, të jetueshëm duhe ta ta mbështesim dhe të jemi pjesë e nismave si kjo e sotmja. I falenderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj nisme, padyshim dhe një pjesë të FA që erdhën për të ndihmuar vendosjen e këtyre pishave që nesër do jenë si ajo pisha e madhe që ndodhet atje. Duhen pak vite, por brezat do thonë që ata ishin atje dhe një pishë më shumë ndihmoi në përmirësimin e ambjentit dhe jetës sonë” u shpreh Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

“Falenderoj banorët e Tiranës, pjesëtarët e FA, kolegen Kodheli. Ne kemi për detyrë të sigurojmë sëpari furnizim normal me barna, pajisje që funksionojnë por besoj se edhe mjedisi i spitalit është pjesë e rëndësishme e kujdesit që japim. Falenderoj edhe për zgjedhjen e pishave dhe ullinjve, që të paktën janë bimë me gjelbërim 12 muaj” theksoi Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja.
“Mbill pemën tënde” është një aksion ku njerëzit marrin pjesë vullnetarisht me një pagesë 4 dollarë për të blerë një fidan pishe, që e mbjellin në zona të ndryshme të Tiranës. Deri tani vetëm në zonën e QSUT-së janë mbjellur 200 fidanë, ndërsa në total në kryeqytet numri i pemëve të mbjella shkon në 600.
Ndërkaq grupi nismëtar i “Mbill pemën tënde” parasheh të shtrijë këtë nismë edhe në rrethe të tjera të vendit, për të ndërhyrë në zonat e shpyllëzuara ku kërkohet ndërhyrje imediate.

live-logo

Moti

Kryesisht me re

14°C

Tirana

Kryesisht me re
Lageshtira: 96%
E Shtune 12°C / 21°C Kryesisht me re
E Djele 10°C / 21°C Pjeserisht me re
E Hene 11°C / 19°C Showers
E Marte 9°C / 19°C Pjeserisht me re

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: