E Martë, 12 Dhjetor 2017

 

hotel-DajtiNë mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, që u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Kulturës, u shqyrtua projekti


"Rikonstruksioni dhe ndërtimi i objektit ish-Hotel Dajti Tiranë-Projekti i Zbatimit", me porositës Bankën e Shqipërisë. Pas disa orësh diskutimi, të alternativave dhe të hapësirave ligjore, KKR thellësisht e shqetësuar për gjendjen e degraduar të godinës së ish-Hotel Dajtit, me synimin për të shpëtuar objektin nga degradimi i mëtejshëm, mbështetur në kompetencat dhe detyrimet ligjore të saj, vendosi:
1) Të miratojë restaurimin e objektit "Ish-Hotel Dajti", si Monument Kulture i Kategorise  II, duke ruajtur të pandryshuar pamjet e tij të jashtme dhe duke respektuar rifiniturat, volumetrinë ekzistuese dhe të gjitha dëshmite historike të tij.
2) Të mos miratojë të gjitha shtesat  e tjera të propozuara nga projekti brenda perimetrit të territorit të objektit.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: