E Martë, 12 Dhjetor 2017

 

daniii-eurovisioniiPas performances ne Eurovizion, e cila zhgenjeu pritshmerite e shqiptareve per te pare kengen e tyre ne nje pozicion n perputhje me perfaqsimin dinjtoz kengetarja Elhaida Dani ka reaguar permes nje statusi ne profilin e saj zyrtar ne Facebook.

Ajo shpreh mirënjohje dhe falenderim të veçantë për shqiptarët në mbarë botën, dhe për të gjithë ata që e përkrahën me votat e tyre. Këngëtarja ka treguar gjithashtu edhe emocionet e mëdha që ajo ka përjetuar në skenë dhe përgjegjësinë e përfaqësimit të Shqipërisë në këtë event të rëndësishëm duke thënë se çdo tingull i saj, i saktë ose jo ka qenë i sinqertë dhe i ndjerë si asnjëherë më parë. Pavarësisht rezultatit, Elhaida ndihet plotë forcë dhe energji  dhe shprehet  se do të punojë shumë që emrin e Shqipërisë ta marrë me vete edhe në skena më të mëdha. “Ndihem e përulur ndaj mbështetjes që më keni dhënë… Them me plot gojën që ia vlejtën muaj e muaj punë, fjalë të padrejta, netë të tëra pagjumë dhe lodhja, pasi në këto ditë kam parë një komb të bashkuar si rrallë herë, për një këngë, për mua.  Të jesh në atë skenë nuk është e lehtë. Duke pas përgjegjësinë të përfaqësoj vendin tim me ka emocionuar shume dhe ndoshta më mirë, pasi çdo tingull që kam nxjerrë nga trupi im ka qenë i vërtetë, i saktë apo jo , ai ka qenë i sinqertë dhe i ndjerë si asnjëherë më parë. Ky status është vetëm për ju, te gjithë ju që më mbështetet. Për votat e shumta që shpenzuat për mua gjithë shqiptarët në të gjithë botën. Tani nuk duhet të mërzitemi pasi më besoni, do punoj shumë që emrin e Shqipërise ta marr me vete edhe ne skena më të mëdha. Ju dua shumë vërtetëJu përqafoj unë, dhe familja ime që ju falenderon sinqerisht . Elhaida Dani”

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: