E Martë, 12 Dhjetor 2017

elhaida-dani

Nje dite pas zyrtarizimit te ndryshimit te kenges me te cilen Shqiperia do te perfaqsohet ne Festivalin e Eurovizionit qe kete vit do te mbahet ne Viene, ne websitin zyrtar te Eurosongut eshte publikuar lajmi se tashme kengetarja Elhaida Dani do te kendoje kengen “I’m Alive” shkruar nga kompozitore shqiptae te Kosoves te njohur ne boten e artit si Zzap & Chris.

Elhaida Dani fitoi cmimin e pare ne Festivalin e Kenges me kengen Diell por pas terheqjes se kompozitorit Aldo Shllaku, ky i fundit kerkoje te mbaje autoresine e kenges. Vete kengetarja ka shpjeguar rrethanat qe kane cuar ne ndryshimin e kenges nepermjet nje postimi ne faqen e saj zyrtare ne Facebook:
“Mendoj se është e drejtë t’ju komunikoj personalisht vendimin e marrë dhe më është komunikuar së fundmi. Këtë vit do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision me një këngë tjetër nga ajo me të cilën u shpalla fituese e Festivalit te Kenges,,, në dhjetor të vitit të kaluar. Ky lajm do bëhet publik dhe zyrtar së shpejti, por dëshiroja që të isha unë ajo që jua komunikoj për herë të parë. Autori i këngës “Diell”, për arsye personale dhe të pandryshueshme, ka vendosur të tërheqë këngën nga ai e kompozuar dhe do jetë për fat të keq e pamundur të këndohet nga unë në “Eurovision Song Contest 2015”. Duke respektuar këtë zgjedhje të tijën personale, dhe në dakordësi me RTSH, e mbi të gjitha duke respektuar rregullat e vendosura nga ESC , me është komunikuar që si fituese e Festivalit te Kenges, unë duhet të përfaqësoj vendin tim në Vienë me një këngë të re.” – perfundon postimin e saj kengetarja!
“Jam gjalle” apo “I’m Alive” eshte titulli i kenges se re, te konfirmuar zyrtarisht edhe permes nje njoftimi nga RTSH, nderkohe qe publiku shqiptar eshte ne pritje te melodise qe do te shoqeroje vargjet e Sokol Marsit.

 

 

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: