E Hënë, 20 Tetor 2014

eglantyina-gjermeni-vShqipëria ka marrë pjesë në Panairin Botëror të Turizmit, World Travel Market, të mbajtur në Londër, nga data 4-7 nëntor. Vendi ynë është përfaqësuar nga një delegacion i kryesuar nga Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.
Ditën e parë të panairit, Gjermeni e nisi me një takim të zhvilluar në stendën e Shqipërisë, me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, (UNWTO), Taleb Rifai.
Ministrja Gjermeni e njohu Rifai me prioritetet dhe objektivat kryesore të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i UNWTO premtoi ndihmë dhe mbështetje konkrete. Në takim u diskutua në veçanti për rishikimin e Ligjit të Turizmit, hartimin e Strategjisë për Turizmin 2014-2020, si edhe promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik.
Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i UNWTO premtoi mbështetje për Shqipërinë për promovimin e ofertës së saj turistike, për rritjen e kapaciteteve në fushën e turizmit, në procesin e rishikimit të ligjit dhe hartimit të strategjisë së turizmit, duke vënë në dispozicion ekspertët dhe asistencën e Organizatës Botërore të Turizmit.
Në ditën e parë të Panairit në Londër, Ministrja Gjermeni është takuar në stendën e Shqipërisë edhe me operatorë turistikë të vendeve të tjera, përfaqësues e gazetarë të rrjeteve televizive prestigjoze botërore, si CNN, BBC, etj. apo botues të ndryshëm në sektorin e turizmit, ndërsa axhenda e ditës së parëështë mbyllur me një takim me arkitektë, konsulentë dhe profesorë në fushën e planifikimit urban.
Në ditën e dytë të Panairit, Gjermeni ka marrë pjesë në Samitin e Ministrave të Turizmit, me temë “Turizmi dhe politikat e aviacionit”, ku u diskutua për ndikimin e liberalizimit të vizave në turizëm, taksat në këtë sektor, si edhe probleme që lidhen me aviacionin dhe turizmin.
Në një fjalim të shkurtër të mbajtur në këtë samit, Gjermeni theksoi se pjesëmarrja në këtë samit është me shumë rëndësi për Shqipërinë, jo vetëm për të mësuar nga eksperienca e vendeve të tjera më të zhvilluara në fushën e turizmit, por edhe sepse çështjet e diskutuara në samit janë aktuale dhe për zhvillimet në Shqipëri.
Ministrja Gjermeni ka zhvilluar disa takime me homologë të shteteve të tjera, si edhe përfaqësues të Këshillit Botëror të Turizmit, përfaqësues të kompanive që operojnë në këtë sektor, gazetarë, etj. pjesëmarrës në samit.
Në vijim të axhendës së takimeve të ditës së dytë, Ministrja Gjermeni është takuar me Shefin e Operacioneve në Ekipin Ndërkombëtar të Trajnimit të Kadetëve, David Bilcliffe, me të cilin ka diskutuar në lidhje me një projekt për të realizuar një bazë të trajnimit të kadetëve të rinj në Shqipëri, si një nismë që do t’i shërbejë ndër të tjera edhe turizmit dhe promovimit të vendit.
Në ditën e tretë të qëndrimit në Londër, Ministrja Gjermeni, ka zhvilluar disa takime në parlamentin britanik me deputetë dhe anëtarë të Grupit parlamentar britanik për Shqipërinë. Takimin e parë znj. Gjermeni e ka zhvilluar me James Wharton, anëtar të House of Commons (Dhoma e Komunëve), me të cilin ka diskutuar për gjetjen e mënyrave për të promovuar turizmin shqiptar në Britani dhe për mundësinë e tërheqjes së investitorëve britanikë në Shqipëri.
Në vazhdim, Ministrja Gjermeni ka marrë pjesë në një drekë pune me kryetarin e Grupit parlamentar britanik për Shqipërinë, Stewart Jackson, si edhe ish-kryetarin e Grupit parlamentar britanik për Shqipërinë, John Grogan. Në këto takime është diskutuar për gjetjen e mënyrave për të rivitalizuar grupin parlamentar britanik për Shqipërinë dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, konkretisht në fushën e zhvillimit urban dhe turizmit.

Axhenda e ditës së tretë ka vijuar me takime të Ministres Gjermeni me përfaqësues të kompanive dhe investitorëve të huaj me bazë në Londër, Adam Smith International dhe EEC (Ethical Energy Consortium), si edhe përfaqësues të stafit realizues të programeve televizive të Rick Stein, në rrjetin prestigjoz të BBC-së, dedikuar gatimeve dhe kuzhinës. Me producentët e programit të mirënjohur është diskutuar për nisjen e një cikli të ri emisionesh për kuzhinën bizantine, pjesë e të cilit do të jetë edhe Shqipëria.
Ata kanë kërkuar mbështetje dhe bashkëpunim nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Gjermeni e vlerësoi këtë cikël emisionesh për ushqimet dhe kuzhinën si një mundësi shumë e mirë për promovimin e Shqipërisë, ndërsa ofroi mbështetje për stafin e BBC-së.

Moti

Pa re

16°C

Tirana

Pa re
Lageshtira: 96%
E Marte 14°C / 24°C Kryesisht me diell
E Merkure 10°C / 25°C SP_WEATHER_HEAVY_RAIN
E Enjte 7°C / 13°C Showers
E Premte 4°C / 15°C Showers

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: