Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës ku dy mjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Sipas mjekëve të spitalit të Shkodrës, gjendje e tyre shëndetësore paraqitet kritike për jetën. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e tij.
| < Para | Tjetra > |
|---|