E Martë, 30 Shtator 2014

burgaj-manganelli1Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u zhvillua sot ceremonia e akordimit të Medaljes së Mirënjohjes nga Presidenti i Republikës, për Drejtorin e Përgjithshëm te Policisë Italiane, z. Antonio Manganelli. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ambasadori Italian në Shqipëri, z. Massimo Gaiani, Ministri i Brendshëm, z. Bujar Nishani, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, z. Aleksandër Flloko, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Policisë Italiane, etj.
Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z. Hysni Burgaj duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit policor dypalësh, evidentoi edhe kontributin e veçantë të Prefektit Antonio Manganeli, për asistencën dhe mbështetjen e vazhdueshme për policinë shqiptare duke ndikuar në mënyrë të ndjeshme për forcimin e zgjerimin e këtij bashkëpunimi.

“Frytet e bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve tona kundër krimit janë të prekshme e tepër mbresëlënëse. Rezultatet në rritje të punës sonë të përbashkët flasin mjaft qartë për këtë fakt. Sot policia shqiptare është shndërruar në një partnere të denjë të policive të vendeve të BE-së në luftë kundër krimit. Prefekti Manganelli ka luajtur rol vendimtar ne nënshkrimin e marrëveshjes se Ekstradimit me Italinë, për zgjerimin e bashkëpunimit ne fushën e mbrojtjes se dëshmitarëve si dhe forcimin e kapaciteteve profesionale te Policisë se Shtetit, duke u konkretizuar ne një sërë aktivitetesh trajnuese te specializuar për strukturat kundër krimit te organizuar dhe policisë kufitare. ”, - theksoi z. Burgaj.

Ministri i Brendshëm, z. Bujar Nishani, duke shprehur mirënjohjen dhe falenderimet e tij për shtetin dhe policinë italiane, e veçanërisht për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Z. Manganelli, për miqësinë, partneritetin, kontributin dhe bashkëpunimin e ofruar, theksoi: “Sot Policia shqiptare, midis shumë arritjeve te cilat mund të numërohen me krenari nga anëtarët e kësaj familje publike, ka një veçori dhe një arritje e cila dallon mbi shumë të tjera. Ajo është besueshmëria që ka sot Policia Shqiptare nga shumë partnerë dhe veçanërisht nga një prej partnerëve të saj më të ngushtë që është Policia Italiane. Si ministër i Brendshëm, unë ndjehem sot shumë mirë që Policia Shqiptare në të gjitha arritjet e saj ka pasur një partner të tillë si Policia Italiane e cila ka ofruar jo vetëm besueshmërinë, por edhe eksperiencat, profesionalizmin, informacionet dhe angazhimet e përbashkëta në mjaft operacione të rëndësishme të realizuara me sukses nga Policia Shqiptare.”

Ndërsa Ambasadori Italian në Shqipëri, z. Massimo Gaiani, në fjalën e tij përshëndetëse, duke falenderuar për akordimin e kësaj medaljeje për një nga personalitetet e Policisë italiane u shpreh: “Marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë janë sigurisht të shkëlqyera në të gjitha sektorët, por nëse ka një fushë ku ky shkëlqim arrin majat e veta, është padyshim bashkëpunimi ndërmjet forcave policore të dy vendeve tona. Ne kemi një provë të vazhdueshme për këtë, bazuar mbi një bashkëveprim të vazhdueshëm dhe shumë efikas.”

Më pas, në emër të Presidentit të Republikës, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Italiane iu dorëzua Medalja e Mirënjohjes nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, z. Aleksandër Flloko, me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në mbështetjen e Policisë së Shtetit Shqiptar, veçanërisht në forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet saj dhe Policisë Italiane, në luftë kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”.

Pas marrjes së kësaj medaljeje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane, Z.Antonio Manganelli, duke falenderuar Presidentin e Republikës, u shpreh mjaft i emocionuar për këtë vlerësim të bërë ndaj tij. Ndër të tjera, z. Manganelli përgëzoi strukturat e Policisë së Shtetit për ecjen përpara shumë të shpejtë, rrugëtim në të cilin ai vetë ka asistuar në 15 vitet e fundit. “Tashmë Policia Shqiptare dhe Policia Italiane arrijnë të flasin të njëjtën gjuhë në të gjithë sektorët e sigurisë, arrijnë së bashku rezultate të rëndësishme, nuk kënaqen me këto rezultate të arritura dhe vazhdojnë në këtë rrugë me marrëveshje të rëndësishme siç ishte edhe Marrëveshja e nënshkruar ditën e sotme mes policive të dy vendeve tona.”, - theksoi z. Manganelli.

live-logo

Moti

Mjergull

11°C

Tirana

Mjergull
Lageshtira: 94%
E Enjte 15°C / 26°C Kryesisht me diell
E Premte 14°C / 24°C Shi
E Shtune 13°C / 23°C SP_WEATHER_PM_LIGHT_RAIN
E Djele 13°C / 23°C PM shi

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: