E Mërkurë, 01 Tetor 2014

INSTATInstituti i Statistikave i Shqipërisë, INSTAT, ka publikuar të dhënat e tre mujorit të tretë për Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë. Sipas INSTAT Ekonomia në tremujorin e tretë të vitit 2012 u rrit me 2.7 përqind kundrejt tremujorit të tretë tëvitit 2011, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2012 u rrit me 2.4 përqind.

Në këtë tremujor degët që kanë pasur rritjet më të larta ishin Posta dhe komunikacioni, Industria dhe Shërbimet e tjera respektivisht me 21.6 përqind, 11.4 përqind dhe 9.1 përqind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2011. Degët që u paraqitën me rënie në këtë tremujor krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti të mëparshëm ishin Ndërtimi dhe Transporti  respektivisht me -16.5 përqind dhe -11.5 përqind. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2012 me rritje u paraqit Industria me 10.3 përqind, Posta dhe komunikacioni me 3.3 përqind, Ndërtimi me 1.4 përqind dhe Transporti me 0.2 perqind. Tregtia, Hotele dhe Restorante u shfaq me rënie krahasuar me tremujorin para-ardhës respektivisht me -0.2 përqind. Dega e bujqësisë për këtë tremujor u rrit me 5.6 përqind, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2011 dhe 1.3 përqind kundrejt tremujorit para-ardhës.

Moti

Me diell

20°C

Tirana

Me diell
Lageshtira: 64%
E Enjte 16°C / 26°C Kryesisht me diell
E Premte 14°C / 24°C PM shi
E Shtune 13°C / 23°C PM shi
E Djele 13°C / 23°C Showers

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: