E Premte, 29 Gusht 2014

berisha-ibdKryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm në pritjen zyrtare në pallatin e Brigadave për pritjen e organizuar për forumin ekonomik IDB.

“Koha në Europë është kohë krize,  kjo është krizë multideminesionale, është krizë e borxheve, kriza e euros është rritur gjithashtu me globalizmin si të tillë. Ndërkohë Shqipëria ia doli që ta mbajë rritjen ekonomike, pavarësisht viteve të vështira,

Shqipëria ia doli që në 4 vitet e fundit të ketë rritje tepër të lartë se mesatarja e rajonit, arriti të tërheqë investimet e huaja falë një modeli qëkemi implementuar në Shqipëri, taksa të ulëta në një treg , në burime natyrore të shumta dhe zhvillim i shpejtë i infrastrukturës, modernizimi i sistemit shëndetësor, zhvillimi i teknologjisë së informacionit”- deklaroi Berisha ndërsa theksoi se si pasojë e anëtarësimti të Shqipërisë në NATO, u rrit besimi i investitorëve të huaj, ndërsa shprehu angazhimin e qeverisë për taksa të ulëta ndaj biznesit dhe kontrollit të borxhit publik.

Kryeministri u ndal në potencialet energjetike të vendit duke thënë se Shqipëria ka potenciale për t’u shndërruar në fuqi energjetike për rajonin, për të vijuar rrugën e koncesioneve duke ruajtur fort partneritetin publik-privat. Shqipëria e pasur me burime ujore,dhe se në Shqipëri po ndërtohen 100 hidrocentrale.

Sa i përket turizmit Berisha tha se Shqipëria ka potenciale të mëdha turistike si bregdeti dhe malet që presin të zhvillohen.“Kemi potenciale të mëdha turizmi. Numri i vizitorëve e turistëve që nga 2004 është rritur 13 herë. Më shumë se 92% e bregdetit pret që të zhvillohet. Shqipëria ka më shumë male,malet janë të virgjëra me pamje të jashtëzakonshme”- tha ai.

Kryeministri prezantoi më tej edhe potencialet në fushën e naftës dhe të mineraleve, për të cilat mund të investohet në Shqipëri.

Moti

Me diell

23°C

Tirana

Me diell
Lageshtira: 78%
E Shtune 19°C / 32°C Me diell
E Djele 19°C / 31°C Kryesisht me diell
E Hene 18°C / 31°C Kryesisht me diell
E Marte 17°C / 28°C Pjeserisht me re

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: